Valteri: Basha i pari që preket nga vetingu në politikë, po përpiqet të bëjë të fortin por s'e merr kush seriozisht (VIDEO)

Valteri: Basha i pari që preket nga vetingu në politikë, po përpiqet të bëjë të fortin por s'e merr kush seriozisht (VIDEO)

Do isha i lumtur nëse vetingu në politikë do të bëhej dhe nëse ai realizohet Lulzim Basha do ishte i pari që do prekej”.

Kështu deklaroi ish-deputeti Halit Valteri nga studio e lajmeve në MCN TV teksa u pyet nëse do e mbështeste këtë veting në politikë, ndërsa shtoi se e gjithë kjo është një lojë nga ana e kreut të PD për të larguar vëmendjen nga situata dhe foltoret e Sali Berishës.

Ndërsa lidhur me sulmin e djeshëm në Kuvend mes Ramës dhe Bashës, Valteri e komentoi duke thënë se ky i fundit po përpiqet të bëjë të fortin në politikë, por që sipas tij askush nuk e merr seriozisht.

Sa për foltoret e Berishës, ish-deputeti deklaroi se e vetmja mundësi për tu ringritur sërish Partia Demokratike do ishte largimi i Bashës dhe Berishës.

Intervista e plotë

1.Z. Valteri, nëse do ishit sot në Kuvend, do e mbështesnit nismën për veting në politikë?

Vetingu në politikë është diçka që Lulzim Bashën e kap për vete. Do isha i lumtur nëse do bëhej. Do e mbështesja dhe besoj se çdo politikan i pakorruptuar do e mbështeste. I pari që largohet nga vetingu është Basha. Por kjo është një lojë për të larguar vëmendjen nga foltoret e Berishës dhe situata në politikë sepse ai është i pari që preket nga ky veting.

2.Palët duhet të ulen sërish për reformën zgjedhore, reformë të cilën e keni votuar edhe ju. Çfarë duhet të përmbaje reforma e re, sipas jush?

Varet se cilën pjesë të reformës do diskutojnë palët. Sepse kemi pasur listat e hapura, votimi elektronik, votimi emigrantëve dhe tani se dimë për çfarë do ulen. Për mendimin tim në reformë duhet të jetë numërimi elektronik i padiskutueshëm dhe pastaj votimi. Unë isha një nga pretë e atij numërimi që u bë.

3.Z. Valteri, pamë dje sulm te Lulzim Bashës, jo vetëm ndaj Ramës dhe Berishës, por edhe Metës. Si e keni lexuar ju?

Lulzim Basha po përpiqet të bëjë të fortin në politikë por është diçka që askush se merr seriozisht. Ai flet dhe flet por të gjithë qeshin. Ai po mundohet të bëjë kopjen e shëmtuar të atij që ka pasur para, nuk duhet të harrojmë se Basha është i vetmi ministër në kohën e vet që ka marrë leje lindje për të mos dalë në gjykata.

4.Z. Valteri, edhe një pyetje sa i përket reformës territorial. Duhen rikthyer komunat sipas jush?

Nuk mendoj se duhen rikthyer, por duhen rikonstruktuar bashkitë. Vendi të ndahet në 5-6 rajone dhe 12 qarqe. Kështu do kishte shumë më pak kosto në burime njerëzore, me zyra njerëz, logjistikë dhe gjithçka.

5.Foltoret e Berishës si i shihni takimet e tij me mbështetësit?

Kam qenë pjesë e PD që nga 2005 kur kam qenë gjimnazist në Qemal Stafa dhe deri në 2019. Dhe de fakto PD ka pasur dhe ka një kryetar që është Sali Berisha. Lulin nuk e di çfarë pozicioni ka por mendoj se ata do ndahen në dy pjesë dhe kjo është diçka e keqe për opozitën e ndarë gjë e cila forcon Ramën. Nuk mendoj se ka më parti demokratike ajo do shkoj drejt shpërbërjes dhe e vetmja mundësi për tu ringritur do ishte largimi i Bashës dhe Berishës. PD ka potencialin të prodhojë qindra emra të rinj.

LSI e kemi parë pasive, mendoni në një rikthim të Ilir Metës në krye të saj?

LSI për mua është një korporatë biznes familjar që ka uljet dhe ngritjet e veta. Nuk besoj se ka ndonjë strategji nga ana e saj, LSI dhe PD janë kthyer në dy institucione ku PD shërben për kunatin e Lulit dhe LSI për familjen Meta. Meta nuk ka ikur kurrë nga partia e tij. Ai e drejton nga presidenca LSI. Nuk ka ikur kurrë thjesht i ka ikur partia nga duart Ilir Metës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy