Ministrja e Jashtme bullgare: Ka një “dorë” të huaj në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Jashtme bullgare: Ka një “dorë” të huaj në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, thotë se faktorë të huaj në Ballkanin Perëndimor kanë influencë të fortë në disa vende. Sipas saj, përgjegjësia për këtë i mbetet Bashkimit Europian, i cili nuk është angazhuar plotësisht në këtë rajon.

“Ka një influencë, është faji ynë. Ne nuk jemi mjaftueshëm të pranishëm dhe të angazhuar në vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Zaharieva në Komitetin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian.

“Nëse nuk jemi ne, atje do të jetë dikush tjetër. Dikush që nuk është pjesë e familjes europiane ose e NATO-s është i pranishëm atje dhe ka influencë të fortë”, tha ajo.

Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës bullgare të BE-së, Zaharieva tha se Ballkani Perëndimor është prioriteti më i rëndësishëm dhe rajoni përbën një rëndësi të veçantë për të gjithë kontinentin.

“Ne besojmë fort se nuk mund të ketë stabilitet dhe siguri në Europë pa stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy