Ish-diplomati: Nuk është lobuar mjaftueshëm për njohjen e Kosovës nga Kina (VIDEO)

Ish-diplomati: Nuk është lobuar mjaftueshëm për njohjen e Kosovës nga Kina (VIDEO)

Kina renditet në listën e vendeve të mëdha që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kinë, Hajdar Muneka, vetë Kosova dhe Shqipëria nuk kanë bërë mjaftueshëm në këtë drejtim. Në një intervistë për televizionin Tema, ish-diplomati shprehet se veç arsyeve të brendshme të Kinës, puna e pamjaftueshme lobuese e dy qeverive është bërë pengesë për njohjen e Kosovës si shtet.   

Muneka ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Kinë në vitet ’97-2000, periudhë që përfshin edhe luftën e Kosovës. Ai rrëfen se në atë kohë, bashkëpunimi me trupin diplomatik, faktorët ndërkombëtarw dhe qeverinë kineze ka qenë shumë pozitiv. Si shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit në OKB, Kina nuk ka bllokuar rezolutat lidhur me Kosovën.

Jetën dhe përvojën në Kinë fillimisht si student dhe vitë më vonë edhe edhe si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë, Hajdar Muneka e kë përmbledhur në një libër të botuar së fundmi që mban titullin “Dritëhijet e një miqësie që çuditi botën”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy