Raporti i TI për korrupsionin/ Shqipëria përmirësohet, ngjitet me 5 vende

Raporti i TI për korrupsionin/ Shqipëria përmirësohet, ngjitet me 5 vende

Transparency International ka bërë publik, të mërkurën, Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016.

Shqipëria për vitin e dytë me radhë ka shënuar përparim në radhitjen e TI-së, duke zënë vendin e 83-të me 39 pikë, ndërsa një vit më parë renditej në vendin e 88-të.

Në raportin e TI-së thuhet se 69 për qind e 176 vendeve të përfshira në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit kanë shënuar më pak se 50 pikë duke e “bërë të njohur se sa masiv dhe i përhapur është korrupsioni në sektorin publik në gjithë botën”.

Në bazë të raportit për vitin 2016, Kosova radhitet e 95-ta në një nivel me Argjentinën, Sri Lankën, El Salvadorin, Maldivet dhe Beninin.

Kosova ka marrë 36 pikë nga 100 të mundshme, duke bërë përparim në krahasim me një vit më parë kur është radhitur në vendin e 103-të me 33 pikë gjithsej.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ndërkaq rënë për disa pozita në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që Maqëdonia ka shënuar rënien më të madhe nga vendet e tjera.

Serbia është radhitur e 72-ta, Mali i Zi i 64-ti, Bosnja e Hercegovina e 83-ta që në krahasim me një vit më parë ka rënë nga pozita e 76-të.

Maqedonia është radhitur e 90-ta me 37 pikë gjithsej, duke shënuar rënien më të madhe nga të gjtitha vendet e rajonit, meqë një vit më parë qëndronte në vendin e 66-të.

Në raportin e tij Transparency International thekson se korrupsioni sistematik dhe pabarazia sociale “fuqizojnë njëra-tjetrën duke çuar drejt një zhgënjimi të përgjithshëm me institucionet dhe duke siguruar një terren pjellor për ngritjen e politikanëve populistë”.

“Korrupsioni dhe pabarazia ushqejnë njëri-tjetrin, krijojnë një rreth vicioz ndërmjet korrupsionit, shpërndarjes së pabarabartë të fuqisë në shoqëri dhe njëkohësisht edhe shpërndarjen e pabaratë të pasurisë në shoqëri”

Në Indeksin e vitit 2016, Danimarka sërish ka dalë e para së bashku me Zelandën e Re me 90 pikë, të ndjekura nga Finlanda me 89 dhe Suedia me 88.

Performuesit e mirë kanë nivele të larta të lirisë së shtypit, qasje në informacione të buxhetit, nivele të larta të integritetit mes njerëzve në pushtet, gjyqësor që nuk bën dallime midis të pasurve dhe të varfërve dhe të pavarur nga pjesa tjetër e qeverisë.

Në fund të Indeksit për të dhjetin vit me radhë ndodhet Somalia me vetëm dhjetë pikë e ndjekur nga Sudani Jugor me 11 dhe Koreja e Veriut me 13 pikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy