La muzikën klasike, Laura Kuca: Me muzikën popullore ndihesha mirë, jam rritur në sofra me këngë

La muzikën klasike, Laura Kuca: Me muzikën popullore ndihesha mirë, jam rritur në sofra me këngë

Këngëtarja Laura Kuca e cila ka studiuar për muzikë klasike thotë se është shkëputur që në vitin 2018 prej saj për të kaluar me muzikën popullore dhe se nga viti 2019 e ka bërë si profesion.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se progresi i saj ka qenë i ngadaltë por i kënaqshëm.

Nuk më mungon shumë muzika klasike, se nuk e ndjeva shumë, nuk e përqafova si rrymë. Vendosa të qëndroja tek ajo që më bënte të ndihesha më mirë.

Dasma ime e parë ka qenë në vitin 2019 në Gjirokastër dhe unë dridhesha, por nuk e mori vesh njeri.

Drupal Ad

Duke folur për klipin e fundit “Bejke çobanit” në bashkëpunim me këngëtarin Bledar Hoxha i cili e ftoi në bashkëpunim, Kuca tha se ka qenë në një moment shumë të vështirë shëndetësor, kur këngëtari e mori në telefon dhe i kërkoi një bashkëpunim dhe se idetë i kishte të qarta për atë që donte.

Më zgjodhi pa punuar ndonjëherë të dy bashkë, më kishte dëgjuar në TikTok në Youtube livet dhe kishte pyetur disa kolegë.

Unë jam rritur me muzikën e Bledarit. U takuam, folëm, të dy ishim te ajo rrymë dhe u përshtatëm mjaft mirë.

Ideja dhe teksti ishte gati, por pastaj kemi bërë ndryshime së bashku. Klipin e kemi xhiruar mbi Bënçë në Tepelenë.

Ndërsa poston shpesh video duke kënduar me të atin, ajo tregon se të gjithë në familje këndojnë dhe se babai ndihet krenar, pasi edhe motra e saj e këndon po aq mirë muzikën polifonike.

Unë jam rritur me sofra plot ku këndohej. Ka shumë këngë që babi im i këndon, polifoni të vjetra, por disa prej tyre i kemi spikatur dhe i dimë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy