TIA reagon mbi një vendim të Gjykatës së Krujës

TIA reagon mbi një vendim të Gjykatës së Krujës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka reaguar kundrejt një vendimi të Gjykatës së Rrethit Krujë i cili ka rezultuar në bllokimin e disa aktiviteteve tregtare në TIA. Vendimi është marrë nga një gjykatëse e vetme, Zj. Enkeleida Hoxha me 4 masa sigurie, në favor të A&A Group, për operimin e kafeve dhe dyqaneve në aeroport. TIA shpreh shqetësimin për një sistem të njëanshëm të drejtësisë, ku vendimet - jashtë juridiksonit dhe pa asnjë profesionalizëm - kanë dëmtuar ringritjen e dyqaneve dhe bareve të reja në shërbim të pasagjerëve, në dëm të shërbimit publik dhe të imazhit kombëtar të aeroportit.

Eshtë rast unikal në botë, ku vendimi i Zyrës Përmbaruese i dorëzohet TIA-s përpara vendimit të gjykatës, pa asnjë njoftim paraprak për TIA-n, duke nënkuptuar shpejtësinë e pazakontë dhe kapërcimin e procedurave që në një proces të rregullt dhe ligjor mund të marrin disa ditë.

Duket qartë që TIA ka ndërruar qëndrimin e saj mbi kontratat në aeroport pasi tashmë shpreh keqardhjen për këtë situatë të pashembullt që ndodh një aeroportin e vetëm ndërkombëtar, ku interesat e një grupi të veçantë, më saktë të Administratorit të A&A Group, Zj. Aliona Zeqiri, shihen si objekti i vetëm për diskutim ligjor, ndërkohë që paligjshmëria zbatohet për TIA-n në çdo masë sigurie.

TIA ka përcjellë ankesën e saj në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë kundrejt Zj. Enkeleida Hoxha.
Tirana International Airport Shpk thekson se bazuar në Ligjin Nr.9312 datë 11.11.2004 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Konçesionit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Konçesionare, “TIA ka të drejtë ekskluzive të zhvillimit tregtar të aeroportit” dhe përzgjedhja e fituesve të tenderit për baret, restorantet dhe dyqanet, është në të drejtën e zgjedhjes së lirë të TIA-s.

TIA ka vënë në dukje se klima e biznesit ka marrë goditje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy