Rama në ministerialin e OSBE-së: Jemi në krizë në përkeqësim, kjo gjendje është shkaktuar nga ne (VIDEO)

Rama në ministerialin e OSBE-së: Jemi në krizë në përkeqësim, kjo gjendje është shkaktuar nga ne (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nën drejtimin e takimit të 27-të të Këshillit Ministerial të OSBE-së në cilësinë e kryetarit të radhës të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri të Europës, ishte mjaft i ashpër kur tha se se kjo organizatë është në një krizë në përkeqësim, duke e drejtuar gishtin e akuzës ndaj vetë vendeve anëtare.

Ai tha se vizioni për një Evropë demokratike, të paqtë dhe të bashkuar po largohet gjithmonë e më shumë dhe se divergjencat në pikëpamje po rriten. Duke iu referuar konflikteve si në Bjellorusi dhe Ukrainë, Rama foli për përçarje dhe kërkoi që të lihet pas krahëve qëndrimi i luftës së ftohtë.

“Do doja t’ju kisha parë në Tiranë, por në këto kohë të vështira kjo është e vetmja mënyrë që na është lënë. Kësisoj deklaroj zyrtarisht takimin e 27 të këshillit ministerial të OSBE-së të hapur dhe më lejoni të vijoj me zërin 2 të axhendës që është miratimi i rendit të ditës.

Të nderuar miq, zonja dhe zotërinj, kur Shqipëria mori kryesinë e OSBE-së në janar të gjithë folën për një organizatë që ishte në vështirësi, duke u ulur tani këtu mundem të konfirmoj atë çka paraardhësit e mi kanë ndjerë gjithashtu, ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, struktura apo njerëzit e saj sepse ajo duhet përgëzuar. Në vend të kësaj ta shohim në sy, kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare të OSBE-së. Supozohet të kishim një vizion të përbashkët për një Evropë demokratike të paqtë dhe të bashkuar. Ky vizion po largohet gjithmonë e më shumë sepse parimet dhe angazhimet tona nuk zbatohen, divergjencat në pikëpamjet tona po rriten. përballja zgjidhet përmbi bashkëbisedimin, përçarja përmbi bashkëpunimin. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Jam i shqetësuar nga kriza e përhershme e bashkëpunimit, kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona. Bëj thirrje për një bashkëpunim por këto kanë rënë në vesh të shurdhët. Më duhet ta them këtë, o e keni përzemër këtë organizatë ose jo. Ose doni të promovoni median e lirë, ose nuk doni. Është kaq e thjeshtë, organizata jonë është po kaq e fortë sa angazhimet e saj dhe vullneti për t’i zbatuar këto angazhime. Nëse vullneti mungon si sot, atëherë do të jemi në vështirësi për të dalë nga krizat që na sjellin krizat. Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe si krejt papritur OSBE-ja mbeti si një instrument i fundit, ndërkohë që megastrukturat e tjera dukeshin të padobishme. Është mjaft e trishtueshme, por ajo që ndodh jashtë BE-se ngre barrikadat mes vendeve të BE-së dhe Rusisë. Shqetësimet e njerëzve të zakonshëm bien në rrezik de fakto. Kjo duhet të ndryshojë, sa më shpejt aq më mirë. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse qëndrimi i luftës së ftohtë lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Duhet thënë e duhet diskutuar. në asnjë hapësirë tjetër, përveç se kësaj hapësire të OSBE-së kjo mund të diskutohet dhe me hspresë të ndodhë. Asnjë organizatë më shumë se sa kjo nuk mund të përballet me sfoidën e bashkimit.

Ky ka qenë një vit veçanërisht sprovues për OSBE-në. Pasojat e COVID-it kanë prekur të gjitha fushat. Mbetet një situatë e papranueshme duke pasur parasysh angazhimet tona.

Marrëveshjet e Minskut, 7 vjet më pas jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time si kryetar i radhës së OSBE-së pashë se si konflikti kishte prekur popullsinë. Shkelje të armëpushimit në terren, viktima nga shpërthimi i minave. Situata shqetësuese. për të ardhur keq që palët nuk kanë arritur të bëjnë përparime të tjera në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Largimi nga marrëveshjet e Minskut nuk është zgjidhja”, tha Rama ndër të tjera.

08:15h- OSBE mblidhet sot nën kryesimin e Ramës, merr pjesë edhe zv.Sekretari i Shtetit të SHBA

Ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e radhës e OSBE nën drejtimin ekryeminsitrit shqiptar Edi Rama, ndërkohë i pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe zv.Sekretari i Shtetit të SHBA Stephen Biegun.

Kjo mbledhje do të ketë në vëmendje protestat në Bjellorusi, të cilat janë shtypur në mënyrë të dhunshme nga presidenti Lukashenko.
Gjithashtu zv.Sekretari Biegun do të flaës edhe për luftën në Nago-Karabak mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe do të nxisë adresimin e abuzimeve të të drejtave të njeriut.
“Zëvendës Sekretari i Shtetit Stephen Biegun do të marrë pjesë në takimin virtual të Këshillit Ministror në 3 Dhjetor 2020. Biegun do të bashkohet me ministrat e jashtëm dhe zyrtarët e lartë të 57 Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, të bashkuar nën udhëheqjen e Edi Ramës.

Zëvendës Sekretari Biegun do të tërheqë vëmendjen për shtypjen e dhunshme të protestave në Bjellorusi pas zgjedhjeve mashtruese të 9 gushtit; dhuna e fundit në lidhje me Nago-Karabakun; Agresioni i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainën lindore & okupimi i territorit sovran të Ukrainës dhe Gjeorgjisë;

Biegun gjithashtu do të nxisë veprimet për të adresuar abuzimet e të drejtave të njeriut dhe shtypjen e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura, çështjet ekonomike dhe mjedisore dhe nevojën për të rindërtuar transparencën ushtarake duke negociuar një azhornim të Dokumentit të Vjenës të OSBE-së”, thuhet në njftimin e Misionit të SHBA në OSBE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy