Me 28.500 euro të padeklaruara në kufi, procedohen dy persona në Morinë

Me 28.500 euro të padeklaruara në kufi, procedohen dy persona në Morinë

Goditen dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, duke bërë që dy persona të vihen nën hetim për 28 500 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. R., dhe pasagjer shtetasin D. Sh.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy