Mbi 15 vatra zjarri kanë përfshirë zonën midis Plukut dhe Grabianit. Bëhet me dije se zjarri ka djegur toka bujqësore, hamullore dhe parcela me jonxhë.
As stanet nuk i kanë shpëtuar flakëve dhe disa prej tyre janë djegur totalisht, ndërsa shumica ka shpetuar. Barinjtë jane kujdesur të largojne bagetitë ,ndërsa stanet dhe baza ushqimore janë djegur plotësisht.
Zjarrfikëset nuk kanë mundur të izolojnë e të kontrollojnë flaket pasi vatrat janë të shumta dhe era eshte ne favor të tyre.
Bëhet me dije se zjarrfikësit janë përqendruar në afërsi te staneve qe rrezikojnë djegien, por edhe bizneseve në drufrutore dhe serave për të mos lejuar perfshirjen e tyre nga flakët.



