
Gerard Pique është rikthyer sërish në qendër të lajmeve, edhe pse këtë herë për shkak të një lidhjeje të supozuar.
Kjo lidhje mund të prishë marrëdhënien e tij me Shakirën, ndërsa thashethemet thonë se Pique është duke jetuar në një apartament të veçantë.
Sipas El Periodico, Pique është në një lidhje me një vajzë bionde 20-vjeçe, e cila është studente dhe mikpritëse eventesh në Barcelonë. Megjithatë, identiteti i saj nuk është bërë i ditur ende.
Gazeta pretendon se Pique është parë disa herë me këtë femër dhe se Shakira e ka marrë vesh këtë.
A do të ndahet Pique dhe Shakira?
Pique dhe Shakira filluan marrëdhënien e tyre pas takimit në Kupën e Botës 2010, por ata kurrë nuk u martuan.
Ata kanë qenë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe dhe këngëtarja kolumbiane është zhvendosur në Barcelonë për të krijuar familje me futbollistin. Ata kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha .
Megjithatë, marrëdhënia duket të jetë e tensionuar dhe prindër të tjerë në shkollën e fëmijëve të tyre kanë deklaruar se Shakira dhe Pique nuk janë parë duke marrë fëmijët së bashku për disa kohë.
Madje thuhet se Shakira i ka çuar fëmijët në Ibiza për pushime familjare në maj, por që Pique nuk iu bashkua atyre.
Ai besohet se jeton i vetëm në një apartament dhe thuhet se ishte në Andorra kur u publikua lajmi i El Periodico, pasi ai është pronar i FC Andorra.
Burime pranë çiftit besojnë se një deklaratë do të publikohet së shpejti, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo do të jetë për të mohuar historinë apo për të njoftuar se ata po ndahen.



