Deputeti socialist: Meta ka të drejtë, duhen impulse të reja

Deputeti socialist: Meta ka të drejtë, duhen impulse të reja

Deputeti Fidel Ylli i jep të drejtë kreut të LSI-së, Ilir Meta, për “impulse e reja që i duhen qeverisë”. Deputeti socialist thotë se duhen ndryshime në qeveri dhe pastrim i listave zgjedhore.

“Ka gjëra për të bërë më mirë? Sigurisht. Por duhet folur. Të mos vemi ne atje të ngremë dorën për t’i bërë qejfin kryetarit si “Yes man”, por për të folur: këtu është mirë, këtu duhet rregulluar. Qeveria ka për detyrë të ndërrojë cilësinë e jetës së shqiptarëve. Jo të bëhen ministra aty, të kollarisen dhe të japin mend, por secili të japë kontribute në punën e vet. Nëse s’kanë performancë, të ikin. Të hapin krahun. Ka të tjerë djem e vajza të zotë që presin radhën, që kanë mbaruar jashtë dhe që kanë vizion. Nuk bëhet kjo me mediokritet. Prandaj, Ilir Meta ka të drejtë në ato që thotë. Sigurisht, duhen impulse të reja, ndryshime në qeveri, ndryshime në lista deputetësh, në përzgjedhjen e tyre. Kryetarët e kanë në dorë. Ta harrojë një njeri që ka një cen se mund t’i afrohet politikës. Të bëhet një herë e mirë pastrimi i të fortëve, gangsterëve, njerëzve me precedentë që synojnë të hyjnë në politikë. Të shohin punën e tyre e të mos hyjnë në politikë”, thotë ai në një intervistë për “Shqiptarja.com”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy