
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e partive të vogla dhe disa deputetëve te opozitës, të cilët kundërshtonin formulën e përcaktuar nga ndryshimet në Kodin zgjedhor për listat e kandidatëve.
Pano Soko nga ‘Nisma Thurje’ në MCN Live lidhur me këtë u shpreh se Kushtetuesja duhet të mbronte pakicën nga tirania e shumicës, pasi listat e hapura nuk i shërbejnë një partie, por janë një hap progresiv që i shërbejnë popullit.
Ai tha se listat e hapura nuk do të prodhojnë asnjë deputet dhe se në gjithë këtë PD ka pasur më shumë interes se PS për listat e mbyllura. Sipas tij, pavarësisht asaj që ka vendosur Kushtetuesja ata do të shkojnë me lista të hapura dhe i kanë marrë masat për këtë.

Normalisht që kishim shpresë sepse besonim se në këtë moment gjykata kushtetuese do arrinte të ngrihej mbi tiraninë e shumicës për të vendosur një rregull të drejtë për pakicën. Shërbimi me listë të hapur nuk i bëhet një partie, apo atyre të rejave por janë një hap progresiv që i shërbejnë popullit.
Ne gjykuam se gjykata kushtetuese nëse vendimet i merr parlamenti me shumicë kush është roli i saj, sepse nëse do ishte që shumica ka ë drejtë në çdo gjë që vendos atëherë kot që e kemi gjykatën kushtetuese, e heqim fare se ka dhe kosto ta mbash. Ne besuam se ata do qëndronin në lartësinë e nivelit të tyre por ata erdhën me një vendim që se quajtën të drejtë, kur ajo duhet të mbronte pakicën se atë detyrë ka.
Dy vite më parë ne kemi pasur të drejtën për të votuar te emri dhe ky është një hap progresiv dhe tashmë se listat e hapura kanë vetëm emrat e hapura por ato lista të hapura nuk do prodhojnë ansjë deputetë, s’ka nevojë emrat janë vënë për imazh.
Tani ne e kemi vendosur që nuk do merremi me gjykatën kushtetuese, duke u shprehur se i shërben Ramës sepse PD ka pasur më shumë interes se PS për listat e mbyllura. Ne i kemi marrë masat do shkojmë me lista të hapura sido që ka vendosur Gjykata Kushtetuese.



