Harta e re gjyqësore/ Manja: Në fokus rritja e efikasitetit. Haxhia: Nuk i zgjidh hallet e qytetarëve

Harta e re gjyqësore/ Manja: Në fokus rritja e efikasitetit. Haxhia: Nuk i zgjidh hallet e qytetarëve

Drafti i hartës së re gjyqësore po prezantohet këtë të premte për avokatët dhe grupet e interesit. I pranishëm në këtë prezantim, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh i gatshëm për të reflektuar mbi sugjerimet e tyre.

Sipas Ministrit, harta e re gjyqësore ka në fokus efikasitetin e sistemit gjyqësorë, por duke patur si busull orientimi një balancë edhe me aksesin e qytetarëve te sistemi i ri i drejtësisë.

Jemi të hapur për të reflektuar për sugjerimet tuaja. Fokus kemi rritjen efikasitetit të sistemit gjyqësorë, por duke patur si busull orientimi një balancë mes aksesit të qytetarëve te sistemi i ri i drejtësisë dhe rritjes së efikasitetit të sistemit gjyqësor me qëllim dhënien  enjë drejtësie të shpejtë në kohë, por edhe cilësore.

Ndërsa avokati Maks Haxhi ka kundërshtuar draftin për hartën e re gjyqësore. Sipas tij, kjo hartë nuk i zgjidh hallet e qytetarëve, teksa shtoi se është e pamundur që të shkohet në ekstrem, ku nga 6 Gjykata Apeli, të kalohet në një të vetme.

Ne ishim për këtë reformë, por të huajt duhet të marrin parasysh edhe traditën shqiptare. S'duhet të kthehemi në hapat që kemi patur. Më 1994 ne kemi qenë me një gjykatë apeli. Por ajo filloi e krijoi korrupsionin. Bënte dy vendime për shtetin e të tjerat me lekë. Kjo situatë edhe pse ndërkombëtarët e kundërshtojnë, është pasojë e reformës në drejtësi. Nga ekstremi në ekstrem. Nga 6 apele në 1. Është e pamundur, kjo hartë gjyqësore si zgjidh hallet e qytetareve.

Propozimi për hartën e re gjyqësore ka hasur edhe në kundërshtinë e avokatëve, që e konsiderojnë atë si skemë të pamundur për të funksionuar. Ata kanë argumentuar se në këtë mënyrë do të largoheshin gjykatat nga qytetarët dhe se i mohon atyre shërbimin gjyqësor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy