Koduzi: Berisha një zë i fuqishëm, vlerat e tij s’mund të shumëzohen me zero

Koduzi: Berisha një zë i fuqishëm, vlerat e tij s’mund të shumëzohen me zero

Pas pozicionimit të Jonila Godoles lidhur me çështjen Berisha, nga selia blu nuk ka patur asnjë reagim mbi propozimin që kjo parti të distancohet nga ish-lideri i saj. 

Për situatën në Partinë Demokratike por edhe në kampin e opozitës, Koordinatori Kombëtar për Shëndetësinë, Gazmend Koduzi në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV është shprehur se çdo i zgjedhur aty ka kontributin e vet dhe ajo që ai pret tani është udhëheqja e opozitës.

Sa i përket qëndrimit të Godoles, ai deklaron se vlerat dhe kontributet e Berishës në Partinë Demokratike askush nuk mund ti shumëzojë me zero, edhe pse sipas tij PD duhet të ketë një qëndrim përsa i përket shpalljes së Berishës “non grata” nga SHBA.

Nuk ka zgjedhje të njerëzve të Bashës dhe largim të zërave kritikë, sepse unë nuk e kam parë në këtë këndvështrim pasi çdo i zgjedhur aty është demokrat dhe secili ka kontributin e tij dhe është parë si i përshtatshmëm për atë detyrë. Unë gjej rastin ti uroj suksese ekipit të ri dhe presim të udhëheqin opozitën. Sigurisht aty ka emra që vinë nga jashtë si Godole. Pra PD herë pas here ka ofruar pranë saj zëra të ndjeshëm të një fushe të caktuar, brenda saj ka njerëz shumë dinjitoz. Ajo është një nga partitë më me fat sepse ka brenda saj njerëz dinjitoz janë njerëz të djathtë por dhe kanë vlera morale. Sa i përket deklaratës së Godoles nëse s’jam gabim ajo thotë se kur një person mbaron misionin e tij ja lë misionin pasardhësit të tij, por vlerat e Berishës nuk mund të shumëzohen dot me zero nga askush. Sigurisht që PD duhet të ketë një qëndrim lidhur me shpalljen ‘non grata’, por mbase nuk është shprehur se vetë Berisha ka thënë që Partia Demokratike nuk ka punë pasi ajo është një çështje e tij personale.

I pyetur nëse duhet të jetë Berisha pjesë e parlamentit të ri, Koduzi teksa e cilësoi si një nga zërat më të fuqishëm, tha se kjo është një zgjedhje personale e tij.

Ndërsa lidhur me aludimet e ngritura nga LSI se zoti Basha mund të ndjekë një axhendë të diktuar nga zoti Rama, ai tha se, “Këndvështrimi im është që Basha si kreu i PD dhe vetë Partia Demokratike si partia kryesore e opozitës sigurisht që ka axhendën e vet dhe partitë e vogla opozitare duhet ti bashkohen kësaj axhende. Edhe LSI duhet ti bashkëngjitet PD sepse sipas një parimi të thjeshtë vargun e vagonëve e tërheq lokomotiva. Përçarje mes tyre nuk mendoj se ka, por është normale që dy parti të spektrit politik të kajeve të ndryshme kanë këndvështrime të ndryshme, por ajo që i bashkon është opozitarizmi dhe qëndrimi i tyre kundër qeverisë Rama”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy