Protesta në Durrës/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë. Avokatja: S’ka prova (VIDEO)

Protesta në Durrës/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë. Avokatja: S’ka prova (VIDEO)

Gjykata e Durrësit ka caktuar paraditen e sotme masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të ndaluarit gjatë ditës së dytë të protestës kundër rritjes së çmimeve.

Gjyqtari Markelian Koça la të lirë shtetasit Endri Smeli 21 vjeç dhe Alehandro Basho 33 vjeç.

Avokatja e dy të ndaluarve deklaroi për MCN TV se nuk ka asnjë provë dhe arrestimet kanë qenë të paligjshme.  

Prokuroria kërkoi që arrestimi të konsiderohet i ligjshëm me pretendimin se akuzën e mbështeste në prova. Ne kërkuam që arrestimet të konsiderohen të paligjshme sepse nuk ka asnjë provë. Ka vetëm dyshime të paarsyeshme si për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme”, “kundërshtimin e forcave të rendit” si dhe “zënie rruge dhe sheshe publike”. Nuk janë organizatorë. Nuk e di pse policia ka kthyer lejen mbrapsht se nuk plotësonte elemente të kërkesës. Është vetëm një pretekst për të penguar manifestimin e qytetarëve. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, megjithatë urdhëroi lirimin e të dy të akuzuarve dhe caktoi masën detyrim paraqitje për të dy.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy