GHB, droga e cila çon në vdekje/ Çmimet nga 5 deri në 100 dollarë, pihet me pika

GHB, droga e cila çon në vdekje/ Çmimet nga 5 deri në 100 dollarë, pihet me pika

Nga 5 deri në 100 dollarë shitet droga e lëngshme në rrugë për konsumatorët, ndërsa në Shqipëri një dozë e saj shkoi deri në 30 euro përgjatë festave në brigjet e jugut. Aty ku policia shqiptare zbuloi e sekuestroi për herë të parë drogën vdekjeprurëse për të rinjtë. Sipas Agjencisë së Drogave pranë Departamentit të Shtetit në SHBA, DEA GBH është një drogë e lëngshme dhe ajo ka një çmim të lirë. Në bare varion nga 5 dollarë në 25 dollarë një flakon e njohur ndryshe si gllënjkë e drogës së lëngshme. Çfarë është GHB? Acidi gama-hidroksibutirik (GHB) është një emër tjetër për ilaçin “sodium oxybate”. Xyrem® (sodium oxybate) është emri zyrtar që është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Ai përdoret në mënyrë ligjore për trajtimin e përgjumjeve të papritura gjatë ditës dhe dobësisë së muskujve për personat që vuajnë nga narkolepsia (çrregullim që ka simptoma si lodhje e papritur ose rënie në gjumë gjatë gjithë ditës, pra cikle të parregullta gjumi). Analogët (drogra që i ngjajnë shumë formulës së miratuar ligjërisht, por me ndryshime) e GHB janë GBL (gama butirolakton) dhe BD (1,4-butanediol). Këto analogë njihen si tretës industrialë që përdoren për të prodhuar pesticide, fibra elastike, veshje me metal ose plastikë. Ato shiten gjithashtu në mënyrë të paligjshme si produkt për shtim muskujsh, humbje të peshës, dalje të flokëve, përmirësimin e shikimit dhe për të luftuar plakjen, depresionin, varësinë nga droga dhe pagjumësinë. GBL dhe BD janë aq të fortë sa përdoren edhe si pastrues për akuariumet e peshqve, heqës për njollat e bojës apo shkatërrues i xhelit të thonjve. Çmimi shkon 100 dollarë për shishe. Me cilat emra njihet ndryshe kjo drogë? Easy Lay, Georgia Home Boy, GHB, Goop, ekstazi e lëngshme, Liquid X, Scoop

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy