Përplasen dy mjete në aksin Sarandë-Delvinë, ndërron jetë ish kryetari i komunës Livadhja

Përplasen dy mjete në aksin Sarandë-Delvinë, ndërron jetë ish kryetari i komunës Livadhja

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ku për pasojë ka ndërruar jetë Irodhi Dalani, ish Kryetar i Komunës Livadhja. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Irodhi Dalani, 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim. Disa orë pas aksidentit, shtetasi Irodhi Dalani ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar. Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy