Pas Emiljano Shullazit, Ambasada e SHBA: Presim hetim të plotë edhe për Ervis Martinaj

Pas Emiljano Shullazit, Ambasada e SHBA: Presim hetim të plotë edhe për Ervis Martinaj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë pret hetim të plotë të vrasjes në zonën e Bllokut në kryeqytet, sikundër edhe për rastin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një reagim në faqen e saj në rrjetin social "Facebook", ambasada shkruan se Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. 

Më tej në mesazhin e saj ambasada shkruan se dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Sipas ambasadës, ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim edhe për Saimir Tahirin.

"Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë. #KushEKaRradhën", shkruan ambasada në mesazhin e saj.

Ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.

Ghbn

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy