Një kullë në formën e bustit të Skënderbeut i shtohet Tiranës (FOTO)

Një kullë në formën e bustit të Skënderbeut i shtohet Tiranës (FOTO)

Një ndërtesë e re, që pritet të marrë formën e bustit të Skënderbeut, i shtohet Tiranës. Ndërtesa me lartësi 85 metër është projektuar nga studio holandeze MVRDV dhe po ngrihet në zonën pranë hotel “Tirana International”.

Sipas themeluesit të MVRDV, Winy Maas, ndërtesa ka qëllim të nxjerrë në pah "historinë, karakterin dhe praninë e Shqipërisë" ndërsa vendi fillon negociatat e tij për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Aktualisht, qytetet në mbarë botën ngjajnë gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin – gjithmonë i inkurajoj që t'i rezistojnë kësaj, të gjejnë karakterin e tyre individual dhe ta theksojnë atë”, thotë partneri themelues i MVRDV, Winy Maas.

Për mua, ndërtesa Skënderbeu është një mundësi për të bërë pikërisht këtë. Ajo sjell kuptim të ri në elementët ekzistues të arkitekturës shqiptare.

Shpatullat e tij përputhen me pjesën më të gjerë të vendit, ndërsa koka e tij është e kthyer djathtas, përballë sheshit që mban emrin e tij.

Ndërtesa do të ketë hapësira për aktivitet tregtar dhe zyra. Katet e sipërme, 20 të tilla, do të jenë apartamente banimi.

Pamja si kokë e ndërtesës arrihet kryesisht me ballkone të lakuar në çdo nivel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy