Lapaj: Me Aleancën Kuqezi fituam beteja, sot vazhdoj të njëjtën ideologji

Lapaj: Me Aleancën Kuqezi fituam beteja, sot vazhdoj të njëjtën ideologji

Adriatik Lapaj thotë se angazhimin e parë politik e ka pasur me Aleancën Kuqezi.

Në studion e Të Paekspozuarit, Lapaj tha se rikthimi te ky angazhim është vijim i të njëjtës ideologji.

Është një nga krenaritë më të mëdha në jetën time. Isha 22 vjeç në përfundim të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë. Është themeluar kjo lëvizje, iu bashkova. Pse iu bashkuam dhe çfarë arritëm?

Ndërroheshin 5 mijë kombësi në Sarandë e Gjirokastër në vit. Luftuam kundër kësaj, një grup juristësh, e çuam në Kushtetuese.

Erdhi marrëveshja e detit. U krijua fryma dhe energjia e nevojshme për një kohezion.

Kjo që po bëj sot është vazhdim i një ideologjie.

Mendoj që qytetarët në çdo rast kanë të drejtë. Edhe nëse unë dështoj në këtë që po bëj, një kohezion social për të imponuar ndryshime demokratike. Në një vend ku pushteti tallet dhe opozita është aq e paaftë saqë humbet një bastion si bashkia e Kukësit, unë po kërkoj kohezionin social që bën të mundur ndryshimet.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy