Koçijançiç: Me ratifikimin e demarkacionit, kosovarët udhëtojnë pa viza

Koçijançiç: Me ratifikimin e demarkacionit, kosovarët udhëtojnë pa viza

Zëdhënësja për Politikat e Jashtme të BE-së dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijançiç ka folur për strategjinë e zgjerimit të publikuar nga Bashkimi Evropian në të cilën ka paraqitur perspektivën e shteteve në Ballkani Perëndimor.

Koçijançiç ka deklaruar se kjo strategji nuk e ka anashkaluar Kosovën aspak në rrugën e saj të integrimit, madje zëdhënësja e BE ka konfirmuar se institucionet e BE-së, janë në pritje të ratifikimit të demarkacionit për t’i dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Strategjia është në dispozicion të publikut dhe nëse e lexoni atë, do të shihni se Kosova nuk është anashkaluar – përkundrazi, është shumë pjesë e strategjisë”, ka thënë Koçijançiç për Indeksonline.

Ndërkaq sa i përket kriterit tjetër atij të luftimit të krimit të organizuar i cili është cilësuar të jetë një proces i vazhdueshëm, Koçijançiç ka thënë se Komisioni mirëpret përmbushjen e kritereve të pazgjidhura në lidhje me historikun e dënimeve në rastet e nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke mos harruar kriterin bazë atë të demarkacionit.

Në liberalizimin e vizave, Komisioni është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës. Komisioni mirëpret përmbushjen e kritereve të pazgjidhura në lidhje me një histori të dënimeve në rastet e nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi. Kjo duhet të jetë një proces i vazhdueshëm”, ka thënë Kocijancic.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy