Çmimet fikse të ilaçeve, Gjermania shkel ligjin e BE-së

Çmimet fikse të ilaçeve, Gjermania shkel ligjin e BE-së

Sistemi gjerman i përcaktimit të çmimeve fikse për ilaçet me recetë është në shkelje të ligjit të BE-së, vendosi sot Gjykata e Lartë e bllokut, duke argumentuar se ”kufizon lëvizjen e lirë të mallrave”.

Hyrja në tregun ndërkufitar është një nga vlerat themelore të mishëruara në ligjin e BE-së.

Sigurimi i barnave me recetë është rregulluar në mënyrë strikte në Gjermani, ku farmacitë kanë tendencën që të kenë një pamje uniforme.

Aktvendimi ka lidhje me një rast për ilaçet për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit.

Një organizatë gjermane kishte bashkëpunuar me një farmaci holandeze për të siguruar pacientë në mjekimin e tyre.

Kjo u kundërshtua nga Qendra Gjermane për Mbrojtjen nga Konkurrenca e Pandershme, në një çështje të paraqitur në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Gjykata me bazë në Luksemburg zbuloi se sistemi gjerman që përcakton çmimin fiks për barnat me recetë përbën një kufizim të pajustifikuar të lëvizjes së lirë të mallrave, që mund të pengojë hyrjen në tregun gjerman për furnizuesit nga vendet e tjera anëtare të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy