Nikola Kedhi, drejtor i Institutit Konservator tha në studion e MCN Informacion se përfaqësimi i Shqipërisë në OKB ishte shumë i dobët dhe se presidenti Begaj bëri gafë kur tha që ‘presim nga Bangladeshi që të zëvendësojnë shqiptarët”.
Po ashtu Kedhi tha se OKB-ja është bërë një çerdhe burokratësh që i japin përparësi fjalëve dhe jo aksionit.
OBK është bërë një çerdhe burokratësh të cilët i japin përparësi vetëm fjalëve dhe jo aksionit. Këtë punë bën OKB-ja gjithë kohës, lëshon deklarata, mblidhen. Asambleja mund të kalojë rezoluta të cilat nuk i merr njeri parasysh. Kjo është një shenjë tjetër e problemit që ka bota. I mungojnë burrat dhe gratë e shtetit.
Përfaqësimi i Shqipërisë në samitin e OKB-së është shumë i dobët. Ky ishte epiteti i parë që më vjen në mendje. Presidenti bëri një gafë, për të mos thënë faj, me atë që tha që ne presim nga Bangladeshi që të zëvendësojnë shqiptarët. Nuk m’u duk dinjitoze.
I pyetur për planin e Trump për Gazën, Kedhi tha:
Për herë të parë në shumë kohë, ndoshta që nga viti 1948 kemi një plan që ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, të vendeve arabe dhe është një plan që paraqet një vizion.



