
Qysh nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt, numri i viktimave mes popullsisë civile por edhe në radhët e fëmijëve, ka ardhur në rritje.
Janë 217 fëmijë të vrarë në Ukrainë, qysh nga nisja e agresionit rus.
Një shifër e tillë bëhet e ditur nga Prokuroria e Përgjithshme, me anë të një postimi në Telegram, duke publikuar buletinin ditor.
Sipas të dhënave zyrtare janë 217 fëmijë të vrarë dhe 391 të tjerë të plagosur.
Një ditë më parë, më 25 prill, si pasojë e granatimeve të ndërtesave të banimit nga agresorët rusë në qytetin Lyman, rajoni i Donetskut, dy fëmijë, 9 dhe 13 vjeç, mbetën të vrarë.



