
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel në Peshkopi për të njoftuar fillimin e punimeve për rrugën e Arbrit. Në një takim, që i ngjante një mitingu elektoral, Rama u tha dibranëvë se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm kjo rrugë do të jetë e përfunduar, ndërsa ndërthurte deklaratën e tij me fraza patriotike për Dibrën.
Kryeministri ka justifikuar para dibranëve, të gjitha premtimet politike që nuk u arritën për një rrugë, e cila për hir të së vërtetës, nisi të kthehej në një histori mosbesimi.
Në takimin e Dibrës, kryeministrit iu bashkuan dhe dy deputete të PDIU-së, Reme Lala e Dibrës dhe Elena Xhina e Elbasanit, duke çuar totalin e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në 76.



