Forumi i menaxhimit të mbetjeve/ Rama: Jemi në 90% të grumbullimit, duhet punuar më shumë për riciklimin

Forumi i menaxhimit të mbetjeve/ Rama: Jemi në 90% të grumbullimit, duhet punuar më shumë për riciklimin

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në  Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, u shpreh se qeveria ka kohë që merret me këtë problematikë dhe i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme.

Rama teksa numëroi disa nga bashkitë e suksesshme deri te ato më pak të suksesshme në procesin e menaxhimit te mbetjeve, tha se pavarësisht sasisë së vogël të mbetjeve që mbeten pa grumbulluar, duhet trajtuar si një problematikë e madhe.

Ai tha se sot mblidhet 90% e mbetjeve ndërkohë që duhet trajtuar si problematikë e madhe edhe ky 10%.

Kur ne e nisëm këtë rrugëtim 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve, i merrnin ujërat, digjeshin shumë pranë zonave të banuara. Banorët e Kombinatit në Tiranë, ato të Elbasanit dhe Fierit, ku sot situata është krejtësisht tjetër, besoj e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte në zonat e tyre me malin e plehrave që sillte në çdo dritare ajrin e ndotur dhe toksik.

Besoj e kujtoni se çfarë ndodhte me malet e plehrave që sillnin në çdo dritare ajrin e ndotur e toksik. Pa diskutim banorët e Durrësit e kujtojnë dhe kjo gjë ka mbetur në mendjet e shumë njerëzve jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Bëhet fjalë për fushën e mbushur me vargmale pelhrash në natyrë, në Porto Romano, që sot është kthyer në një nga parqet më të bukura.

Sot ne jemi në 90% të grumbullimit të tyre dhe kemi akoma një sasi relativisht të vogël dhe kemi ende për të grumbulluar. Gjithsesi, kjo gjë duhet trajtuar si një problem i madh.

Gjatë këtij viti është bërë një punë falë angazhimit shumë serioz të kryetarëve të bashkive, dua të përmend Himarën. Ku është kryetari? Ja. Dua ta përmend si histori suksesi, nuk do të çuditesha fare që të mos ishte këtu sepse ka qenë gjithmonë prezent kur ka ngrënë dru. Është një shembull, shembull për tu marrë parasysh nga të gjithë. Tregon se sa e rëndësishme është që të ndërtohet një raport pozitiv me të gjithë komponentët në territor.

Sot ne e shohim të mishëruar në disa shembuj. Pogradeci, ka qenë një zonë për të ardhur keq në aspektin vizual, mes natyrës dhe plehrave të mbetura rrugëve. Kamza, shëmbëlltyra më dramatike e pisllëkut, sot është një pasqyrë pastërtie. Gjirokastra dhe Elbasani, gjithashtu. 

Kryeministri Rama krahas këtyre, tha se bashkitë nuk duhet të mjaftohet më me pastrimin por edhe me riciklimin.

Bashkia e Sarandës sot është bashki kampione në riciklim. Kjo për shkak të lidershipit, punës, dhe komunikimit. Nga ajo gjysma që mblidheshin në kohën më parë një pjesë e madhe digjej rrugëve.

Sot 90% mblidhet dhe trajtohet në mënyrën e duhur përgjithësisht. Them përgjithësisht se ka ende probleme.

Objektivi tashmë është kalimi në një fazë tjetër duke marrë shembullin e më të mirë. Të gjithë bashkitë nuk duhet të mjaftohen më me pastrimin por edhe me riciklimin. Janë bërë ndryshime të mëdha në këtë drejtim nga disa bashki. Kemi edhe situata pak më negative por nuk po i përmend.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës nuk është këtu por dua të them se ka një ndryshim, një përpjekje në qasje, edhe pse pastrimi atje është ku thërret qameti por e vërteta duhet thënë.

Forumi u u organizua në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar / GIZ duke promovuar modelet e suksesshme të Sarandës dhe Himarës ku mblidhet letra dhe plastike për riciklim duke krijuar të ardhura për bashkitë, apo modeli i Cërrikut që është pioner në procesin e kompostimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy