Qindra të infektuar në 24 orë, 7 qytetarë humbin jetën nga Covid-19

Qindra të infektuar në 24 orë, 7 qytetarë humbin jetën nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 445 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë 849 qytetarë janë shëruar në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 7548 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Statistika (08 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3500

Testime totale 1,231,564
Raste pozitive 174,168
Raste të shëruara 163,867
Raste Aktive 7548
Humbje jete 2,753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3343
Durrës 885
Fier 700
Shkodër 604
Vlorë 434
Elbasan 377
Berat 266
Lezhë 259
Gjirokastër 226
Kukës 168
Korçë 152
Dibër 134

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy