
<p>Numri i të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza që kur Izraeli theu armëpushimin me grupin e armatosur palestinez Hamas muajin e kaluar tani ka tejkaluar 1,560, sipas zyrtarëve shëndetësorë.</p> <p>Në një deklaratë të re të shtunën, të cilës i referohet Al Jazeera, Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se sulmet izraelite kishin vrarë të paktën 21 persona në periudhën e fundit të raportimit 24-orësh, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që kur Izraeli rifilloi bombardimet e tij ndaj Gazës më 18 mars në 1 563. Qindra prej tyre ishin fëmijë, sipas ekipeve të shpëtimit.</p> <p>Gjithsej 50 933 njerëz janë vrarë dhe 116 045 janë plagosur që nga fillimi i luftës në tetor 2023, shtoi ministria në përditësimin e saj të fundit ditor.</p>



