Kurban Bajrami do të falet në xhami

Kurban Bajrami do të falet në xhami

Besimtarët myslimanë festojnë në fund të kësaj jave Kurban Bajramin.

Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ende nuk është qartësuar plotësisht plani i veprimit për Kurban Bajram, por gjithsesi po mendohet të organizohet pak a shumë si vitin e kaluar, nëpër xhami, duke respektuar masat parandaluese; si veçim shoqëror, maska dhe dezinfektim të ambientëve.

TVT.al kontaktoi me zëdhënësin e KMSH-së. Agron Hoxhaj.

Këto ditë do qartësohet më shumë plani i veprimit për Kurban Bajramin, por gjithsesi po mendohet të organizohet pas a shumë si Bajramin e kaluar, nëpër xhami dhe duke respektuar masat parandaluese (distancën fizike, maskat, dezinfektimin e ambienteve etj”, tha Hoxha.

Të paktën deri më tani, mendimi i Komunitetit Mysliman Shqiptar është se për Kurban Bajram, falja e mëngjesit nuk do të bëhet në sheshe, por vetëm në xhami dhe me një numër të reduktuar besimtarësh që do lejohen në ambientet e mbyllura.

Xhamitë nga ana tjetër po përgatiten për të respektuar masat që kërkohen për parandalimin e pandemisë.

Ambientet e tyre do të dezinfektohen, ndërsa në hyrje do të ketë dezinfektant për besimtarët, që nga ana tjetër do të duhet të sjellin me vete sixhadet e faljes.

Festa e Kurban Bajramit është ditën e premte, me datë 31 korrik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy