Basha me aleatët parashtron tre kërkesa/ Bylykbashi dhe Vasili mandatohen për Reformën Zgjedhore

Basha me aleatët parashtron tre kërkesa/ Bylykbashi dhe Vasili mandatohen për Reformën Zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit të sotëm më aleatët e PD, në një deklaratë për mediat, fill pas takimit, ka bërë me dije se opozita mbështet ecjen përpara të reformës zgjedhore.

Basha ka konfirmuar  se për të dakordësuar me qeverinë ka mandatuar ish-deputetin Oerd Bylykbashi dhe nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.

 “Prej muajit tetor kemi insistuar për muajin tetor. Që prej shtatorit, ky është një kusht i patejkalueshëm nga Bundestagu gjerman. Procesi është zvarritur nga pala tjetër për shkak të mungesës së vullnetit. Sot, opozita e bashkuar përsërit qendrimin për gatishmërinë tonë për Reformën Zgjedhore për të garantuar mekanizmin. Mandatojmë Petrit Vasilin dhe Oerd Bylykbashin. Nuk tërhiqemi nga një mekanizëm gjithëpërfshirës, së dyti, miratimi me konsesus jashtë parlamentit dhe Komisionit të Reformës, për Reformën. Kalimin pa asnjë ndryshim të çdo propozimi. Kemi mandatuar dy zotërinjtë për të dakordësuar mekanizmin me palën tjetër”, tha Basha.

I pyetur për ndryshimin e sistemit, Basha tha : “PD dhe aletatët, jemi dhe mbetemi të hapur për të diskutuar me gjithë shqiptarët çfarëdo sistemi qe ata duan te aplikojnë për zgjedhjet”.

Të mandatuarit e opozitës për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara të Reformës duke u qëndruar plotësisht të gjitha pikave të parashtuara në tetor, sikunder theksoi kryedemokrati Basha, do të parashtrojnë në tryezën e orës 13:00, edhe kërkesat në emer të opozitës.

Ja cilat janë 3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore

1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

PD ka paralajmëruar se do publikojë brenda janarit paketën për reformën zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy