Kriza në PD, Maliqi: Me forcë apo pa forcë zyra e kryetarit do të hapet (VIDEO)

Kriza në PD, Maliqi: Me forcë apo pa forcë zyra e kryetarit do të hapet (VIDEO)

Lefter Maliqi Ish-deputeti i PD u shpreh sot nga studio e lajmeve të MCN TV se selia e PD do të hapet më datë 8-të me apo pa forcë.

Duke iu theksuar se dyert në seli janë të blinduara, Maliqi tha se nuk ka gjë që nuk hapet, “po çahen bunkerët e jo dyert e blinduara”, tha ai.

Siç u shpreh ai nëse Basha ka 90% të anëtarësisë siç thotë duhet të bëhet pjesë e garës dhe ata do ta urojnë.

“Shpresoj që pas 8 vitesh qeverisje, ky muaj do jetë i mbarë për Shqipërinë dhe opozitën në tërësi. Opozita ka mbetur peng. Ky vit ka nisur me vraje, plagosje etj. Kuvendi i 11 dhjetorit konfirmoi shkarkimin me votë të Bashës dhe thirrjen për protestën e datës 8-të. PD nuk merret përmes protestës këto janë përpëlitje të Bashës. Kuvendi e ka shkarkuar dhe data 8 është për të treguar se selia i takon shumicës. Nuk besoj të ketë rezistencë. Garda ka për detyrë ruajtjen e personaliteteve në rast rreziku, por garda nuk e lejon të shkojë në zyrë atë ditë.

Unë jam mbështetës i Berishës. Atë ditë do të futemi në seli, me forcë apo pa forcë do të hapet zyra e kryetarit. Nëse Basha ka 90% të anëtarësisë siç thotë le të bëhet pjesë e garës dhe ne do ta urojmë. Dyert janë të blinduara. Porta kryesore është e blinduar, por sido të jetë aty do futemi. Është bërë shkresa brenda forcës politike dhe është ligjore. Nuk ka gjë që nuk hapet. Çahen bunkerët e jo dyert e blinduara. Brenda 22 Marsit mbarojnë të gjitha procedurat. Në këtë moment nuk ka lidhje gjykata, ajo thjesht cilëson veprimet gjatë procesit të votimit”, tha Maliqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy