Dhuron 1 milion euro/ Pacolli: Do të ndërtojmë 45 banesa për tre muaj në Krujë

Dhuron 1 milion euro/ Pacolli: Do të ndërtojmë 45 banesa për tre muaj në Krujë

Së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe deputeten Eglantina Gjermeni, Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vizituar një grup banorësh të prekur nga tërmeti, të cilët janë strehuar në palestrën e shkollës.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Rama ka premtuar rikonstruksion dhe në disa raste rindërtim nga e para të banesave të dëmtuara.

“Krujë, me Eglantinën, deputeten e zonës që meriton njëmijë urata për shërbimin e përulur, që u ka bërë krejt larg syve të medias familjeve të mbledhura në kampin e Thumanës, pa pushim e pa i’u ndjerë zëri, së bashku me rrjetin e vajzave vullnetare, krahas trupave të shtetit”, shkruan Rama.

   Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka dhuruar 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, do të ndërtojë vet banesa për ata që mbetën pa çati në kokë. Si një ndërtues me eksperiencë në këtë fushë, Pacolli sugjeroi që në qytetin e Krujës, pallatet dhe shtëpitë e shembura të ndërtohen në pjesën e poshtme të qytetit, duke i dhënë hapësirë zonës turistike. Por në të njëjtën kohë duke i afruar banesat me shkollat, kopshtet e çerdhet.

 Pacolli tha se ka nisur nga puna për të bërë projektin e pallateve, ndërsa tha se nëse nuk krijohen pengesa, ata do të jenë gati për 3 muaj.

“Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet", tha Pacolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy