U përfundon mandati si komisioner vetingu, kërkojnë të bëhen gjyqtar Apeli. Ndërsa u dërgojnë kërkesën politikës dhe qeverisë, kanë menduar që të sistemojnë edhe vartësit e tyre në byronë kombëtare të hetimit apo magjistraturë.
FactCheck zbardh kërkesën e KPK-së e cila ende s’ka një përgjigje.
12 komisionerët e vettingut kërkojnë të bëhen gjyqtar Apeli në përfundim të mandatit të tyre.
Emisioni FactCheck ka siguruar dokumentin drejtuar Kryeministrit Rama, Ministrit Ulsi Manja, Ambasadave të SHBA e BE, si dhe kryetares së parlamentit Lindita Nikolla.
Ky dokument mban firmën e kryesuesit të komisionit z.Roland Ilia ndërsa vë në dukje se është kërkesa e tyre e dytë pas asaj në mars për të cilën s’kanë marrë asnjë përgjigje.
Mandati i 12 komisionerëve mbaron në dhjetor të vitit 2024, ndërsa me përmbylljen e procesit të veting ata kërkojnë ndryshimin e ligjit për statusin e magjistratit përkatësisht neni 166 pika 6 e cila do ti jepte atyre mundësinë të emëroheshin gjyqtar në apel.
Por cili është argumenti që komisionerët justifikojnë bërjen e tyre gjyqtarë apeli?
Duke qenë se viti 2024 është viti i fundit tonë, shqetësim mbetet mungesa e rregullimit ligjor të statusit të komisionerëve pas mbarimit, çka pasjellë pasiguri juridike dhe asnjë garanci ligjore personale të anëtarëve të këtyre institucioneve kushtetuese, sikurse Kushtetuta ua njeh gjatë ushtrimit të duke i barasvlerësuar në status me anëtarin e Gjykatës së Lartë”.
Por kjo nuk është kërkesa e vetme e cila tashmë është depozituar tek institucionet shtetërore më të larta e po ashtu edhe në parlament.
Me firmën e zotit Ilia nëpërmjet këtij dokumenti kërkohet edhe gjetja e një zgjidhje për këshilltarët ligjorë të komisionit të veting dhe stafin që sot punon aty.
Në kërkesë thuhet që atyre duhet dhënë mundësia kush ka 5 vite eksperiencë të futet në shkollën ë magjistraturës për tu bërë gjyqtar apo prokuror pa konkurs dhe deri në 4 vite të bëhen hetues në byronë kombëtare të hetimit.
E teksa kërkesa e parë e KPK në mars ka mbetur pa përgjigje, zyrtarisht institucionet publike ende s’janë shprehur. Ndërsa emisioni FactCheck do ta ndjek këtë situatë duke sjellë edhe reagimet e juristëve dhe njohësve të sistemit.



