Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ambasadoren italiane në Teheran të premten.

Ai i paraqiti një notë proteste në lidhje me ndalimin e një shtetasi Italian që ishte në kërkim nga SHBA-të për një sulm vdekjeprurës me dronë kundër forcave amerikane. Një ditë më parë edhe ambasada italiane veproi me notë protese, duke thirrur ambasadorin e Iranit në Romë lidhur me arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, e cila u ndalua në Teheran më 19 dhjetor.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Iranit “i bëri thirrje Italisë të mos e përdor politiken amerikane pengmarrëse, e cila është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, me të drejtat e njeriut dhe ta lirojë sa më parë [Mohammad] Abedinin dhe të parandalojë dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe”, raportuan mediat shtetërore në Iran.



