Bilardo’/ Daci: Shteti i së drejtës po funksionon, sot të pandëshkueshmit po i nënshtrohen drejtësisë

Bilardo’/ Daci: Shteti i së drejtës po funksionon, sot të pandëshkueshmit po i nënshtrohen drejtësisë

Avokati Jordan Daci i ftuar në emision ‘Bilardo’ në MCN u shpreh se shteti i së drejtës sot po funksionon dhe kjo është një shenjë e mirë e cila vihet re nga prezenca e prokurorëve.

Ai tha se sistemet e dreqësisë nuk janë të shkëputura nga gjendja e shoqërisë, dhe se sa më të demokratike dhe i zhvilluar të jetë një vend aq më funksional dhe më njerëzor është sistemi i drejtësisë.

Sipas tij, padyshim që sot sistemi i drejtësisë nuk është në nivelet më të mira të mundshme të tij, madje po kalon sfida, por ai mendon se nga pikëpamja formale ligjore dhe institucionale është në shtratin e duhur.

Është e vërtetë sepse ngjan kështu sepse në një republikë ku nuk ekzistonte pushteti gjyqësor ose ndërrueshmëria sidomos për bluzat e bardha padyshim që duket sikur është pushteti i prokurorëve por padyshim që këta prokurorë që deri dje nuk e bënë punën e tyre sot janë evidentë dhe fakti që ata sot janë të pranishëm është një shenjë e mirë që shteti i të drejtës funksionon dhe se deri dje disa njerëz që nuk i nënshtroheshin drejtësisë sot po i nënshtrohen.

Sistemet e dreqësisë nuk janë të shkëputura nga gjendja e shoqërisë, sa më të demokratike dhe i zhvilluar të jetë një vend aq më funksional më demokratik dhe  më njerëzor është sistemi i drejtësisë. Në vendet ku ka mbizotëruar për një kohë të gjatë pandëshkueshmëria, padyshim që nevoja për ndryshueshmëri e kthen peshoren në një anë negative të saj duke e kthyer sistemin represiv dhe jo një sistem i cili bazohet në ato që ne e quajmë parimisht humanizëm, pra njeriu nuk shihet si një objekt për ta shkatërruar por duhet ta bëjmë që të reflektojë vetë mbi gabimet e saj.

Më tej ai shtoi se padyshim që ne se kemi sistemin e drejtësisë në nivelet më të mira të mundshme të tij, madje po kalon sfida, por ai mendon se nga pikëpamja formale ligjore dhe institucionale është në shtratin e duhur dhe beson është në rrugën e duhur për të bërë më mirë, ndërsa nga pikëpamja e burimeve njerëzore është një proces i vazhdueshëm.

Sigurisht në fazën ku jemi përmbysja e atyre që ishin me ata që po vijnë është një proces që do të marrë kohën e vetë, por unë mendoj se përpos situatës së vështirë që kemi kaluar dhe po kalojmë sidomos me gjykatën e apelit, me gjykatën e lartë e cila në fakt ka bërë një punë të shkëlqyer përtej problemeve që mund të ketë në raste të caktuara por si institucion ka përmbysur shifra të papritshme me atë që ne kishim, mendoj se tashmë jemi futur në fazën ku reforma në drejtësi e cila ishte një reformë shumë sakatuese padyshim një reformë jo e zakontë në një vend të pazakontë mendoj se është futur në fazën ku mund të shohim efektet pozitive të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy