
Tensionet e fundit në veri të Kosovës, të cilat ishin dedikuar asgjësimit të grupeve kontrabandese kriminale, e për pasojë çuan në lëndimin e disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovë, për analistin Xhelal Neziri, është një tregues i qartë se situata sfidon edhe më tej marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe bisedimet mes dy palëve.
Përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, Neziri, thotë se qeveria në Beograd i përkrah këto grupe të kontrabandës dhe të krimit të organizuar në veri të vendit, për të mbajtur në kontroll dhe larg institucioneve të Kosovës, këtë zonë
“Kemi një qeveri në Beograd, e cila nuk njeh shtetësinë e Kosovës dhe i shfrytëzon këto struktura, për ti mbajtur nën kontroll veriun e vendit. Ka një kontroll ose një despotizëm në këtë pjesë të Kosovës, i cili është instaluat nga këto grupe kriminale të cilat motivojnë dhe nxisin banorët lokal serb që tu dalin në mbrojte atyre.
Neziri, pretendon se përmes kësaj situate, kryeministri serb Aleksander Vuçiç, do të tregoj se ai është mbrojtësi kryesor i veriut të Kosovës, në mënyrë që kjo pjesë të mos futtë në juridiksionin e shtetit, që ai nuk e ka njohur.
“ Vuçiç duket që dëshiron të tregoj dhe dëshmoj se është mbrojtësi kryesor në veri të Kosovës, gjatë gjithë kohës ai ka dëshiruar dhe punuar shumë që veriu i vendit të mos jetë nën juridiksionin e institucioneve të shtetit të Kosovës, dhe tani gjithë këto manovra dhe deklaratat e tij luftnxitëse dhe motivuese, janë në funksion të dërgimit të mesazheve të NATO dhe faktori ndërkombëtar për forcimin e imazhit të mbrojtësit më të madh të serbëve jo vetëm brenda, por edhe jashtë kufijve të saj”.
Po cila është zgjidhja e mundshme, sipas analistit Neziri.
Një tregim force dhe vënja nën kontroll të territorit të veriut nga ana e qeverisë Kurti, së këndejmi edhe shpallja luftë serioze ndaj këtyre grupe kriminale kontrabanduese.
“Është një tentim i qeverisë së Kosovës, që përfundimisht të vej nën kontroll këtë pjesë të kufirit me Serbinë, dhe tu shpall luftë grupeve kriminale që po shfrytëzohen nga Beogradi për të shkaktuar trazira. Si dëmshpërblim për dëgjueshmëri nga qeveria në Beograd, ata lejohen që të kontrabandojnë mallra dhe ka kohë që kjo pjesë e vendit është shndërruar në një zonë gri, e cila grumbullon jo vetëm grupet kriminale serbe, por edhe të etnive tjera, të cilat shfrytëzojnë këtë zonë, për aktivitete ilegale.
Qeveria në Kosovë, duhet të sqaroj dhe të bind banorët serb lokal serb, që ato grupe janë instrumente që i përdor Beogradi, jo vetëm për interes të tyre, por të estabilishmentit politik.
Ka pasur disa tentime , dhe ky është një tentim i radhës, që përfundimisht qeveris të ushtroj sovranitetin në tërë territorin e vendit, dhe të filloj një luftë serioze kundër grupeve të organizuara kriminale”.



