Arti në dizenjimin e kartëmonedhave (VIDEO)

Arti në dizenjimin e kartëmonedhave (VIDEO)

Figura e Asdrenit është përzgjedhur si imazhi përfaqësues i kartëmonedhës së re 10-mijëlekëshe, që do të hidhet në qarkullim së shpejti. E dizenjuar nga Petraq Papa, kjo kartëmonedhë është vetëm njëra nga seria e kartëmonedhave të reja, që po hidhen në qarkullim nga Banka e Shqipërisë.

Por pse vendosi Banka e Shqipërisë të emetojë një seri të re kartmonedhash dhe cilat janë risitë e kësaj serie?

Elementet e sigurisë janë tepër të rëndësishme përsa i përket kartëmonedhave dhe këto elemente ndikojnë edhe në procesin e dizenjimit të tyre.

Ndërkohë, për shumëkënd mund të lindë pyetja se çfarë do të ndodhë me kartmonedhat e vjetra pas hedhjes në qarkullim të serisë së re të kartmonedhave.

Procesi i Dizenjimit

Procesi i dizenjimit të kartëmonedhave është faza e parë e prodhimit të tyre. Banka e Shqipërisë krijon një grup të veçantë pune, që merret me studimin e tematikës që do të pasqyrohet në një kartëmonedhë të re, përfshirë këshilltarë nga institucione.

Ndërsa printimi i kartëmonedhave kryhet nga kompani të specializuara në këtë fushë. Puna për printimin e kartëmonedhës fillon me gdhendjen me dorë të vizatimit të kartëmonedhës në një pllakë të veçantë metalike. Nga kjo pllakë prodhohet një pllakë më e madhe, që quhet lastër dhe që mundëson printimin e disa kartëmonedhave së bashku në një tabak të vetëm letre.

Konkurrenca në këtë fushë është e madhe dhe nuk është i paktë numri i atyre që tentojnë të bëhen dizenjatorë të kartëmonedhave që përdorim.

Nga Kartmonedha e Gentit

Para se të shkonte te kartëmonedhat, Papa e nisi punën me numizmatikën dhe më pas provoi edhe kartëmonedhat. E para që realizoi ishte kartmonedha 2 mijë lekëshe me ngjyrë violë, që ka për imazh portretin e mbretit ilir, Gent.

Në ndihmë i erdhi vetëm një kopje e një monedhe shumë të vogël bronzi, që quhet mulazh e gërryer nga koha, e cila paraqiste vetëm një siluetë të zbehtë të tij.

Përqasja Me Euron

Siç vërejtëm dhe më parë realizimi i dizanjit të kartëmonedhës nuk është punë e thjeshtë, për shkak të specifikave që ka dhe një vështirësi e qenësishme janë kufizimet që vendosen nga Banka e Shtetit.

Puna Me “Hobin E Mbretërve”

E madhe është pjesëmarrja e tij edhe në fushën e numizmatikës.

Pullat e Postës

I pasionuar fillimisht pas filatelisë dhe një koleksionist i pasionuar pullash, Papa as nuk e mendonte megjithatë se e ardhmja e tij do të ishte pikërisht në fushën e dizenjimit të pullave, monedhave dhe kartmonedhave. Tashmë prej 10 vjetësh ai merr pjesë në çdo shpallje të Postës Shqiptare dhe Bankës së Shqipërisë, ndërsa është i shumtë numri i pullave që ka realizuar.  

Nga të gjithë pullat e realizuara prej tij Papa vlerëson më së shumti pikërisht ato që nuk kanë fituar në konkurse dhe madje i sheh si vepra të mirëfillta arti, të cilat mendon t’i shfaqë në të ardhmen edhe në një ekspozitë.

Imazhi Për Papa Françeskun

Një ndër punët më të veçanta të realizuara prej tij është pikërisht imazhi i pullave të emetuara me rastin e ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri, në vitin 2014.

Edhe pse mbase për shumicën e njerëzve nuk ka rëndësi se çfarë imazhesh ka leku, për ata që i dizenjojnë kartmonedhat ka një lidhje psikologjike me ngjyrën apo imazhin e tij. Kartmonedhat në shumë raste janë të mbushura me elementë të kulturës dhe historisë së vendeve që përfaqësojnë.  Në vendin tonë prerja e monedhave e ka zanafillën që në shekullin e IV p.e.s në Dyrrah dhe Apolloni, ku qytete të ndryshme në Iliri kishin monedhën e tyre. Në vitin 1926, u bë edhe qarkullimi i monedhës së parë kombëtare shqiptare, të emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë. Si njësi monetare zyrtare u caktua frangu ar.  Ndërsa që prej vitit 1947, njësia monetare në vendin tone është Leku. Sot, ne mund të themi se kemi një traditë në fushën e prodhimit të kartmonedhave dhe një sërë emrash dizenjatorësh të kartëmonedhave, prej ku mund të përmendim emrin e artistit Hysen Devolli dhe emra të tjerë piktorësh të njohur në vend.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy