Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së vetëshpallur të Luhanskut, Sergei Gorenko mbeti i vrarë kur një bombë shpërtheu në zyrën e tij në ndërtesën e Prokurorisë.
Kryeprokurori i Republikës së mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore dhe zëvendësi i tij mbetën të vrarë nga një shpërthim bombe në zyrat e tyre, sipas zyrtarëve lokalë dhe shërbimeve të urgjencës.
40-vjeçari Sergei Gorenko mbante postin e Prokurorit të Përgjithshëm që nga viti 2017.
Nga shpërthimi humbi jetën zëvendësja e tij, Ekaterina Steglenko.



