Protesta e dytë e operatorëve turistikë detarë në Ksamil: Vendet e propozuara për ushtrimin e aktivitetit e bëjnë të vështirë vijimin e punës

Protesta e dytë e operatorëve turistikë detarë në Ksamil: Vendet e propozuara për ushtrimin e aktivitetit e bëjnë të vështirë vijimin e punës

Operatorët turistikë detarë të Ksamilit zhvilluan protestën e dytë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e një zgjidhjeje nga bashkia lidhur me vendbazimet e mjeteve lundruese në prag të sezonit turistik. 

 

Ata kundërshtojnë vendet e propozuara për ushtrimin e aktivitetit, duke argumentuar se janë larg zonave turistike dhe në pika që paraqesin probleme për lundrimin, çka sipas tyre e bën të vështirë vijimin normal të punës. 

 

Një tjetër shqetësim i operatorëve është mungesa e dialogut me institucionet vendore. 

 

Sipas tyre, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, bashkia ende nuk është ulur në tryezë për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. 

 

Për situatën reagoi edhe deputetja Ina Zhupa, e cila e konsideroi të papranueshme faktin që ende nuk ka një zgjidhje konkrete dhe se operatorët nuk po dëgjohen nga autoritetet lokale. Sipas saj, siguria e pushuesve dhe qytetarëve duhet të jetë prioritet, por njëkohësisht duhet të garantohet edhe mundësia që bizneset që mbështeten te turizmi detar të ushtrojnë aktivitetin e tyre në kushte funksionale dhe të kontrolluara. 

 

"Në fushata elektorale i takojnë menjëherë dhe u kërkojnë mbështetje, ndërsa sapo kalojnë zgjedhjet, përballë qytetarëve dhe bizneseve nxjerrin vetëm policinë. Turizmi nuk zhvillohet me arrogancë dhe mungesë komunikimi, por me bashkëpunim, rregulla të qarta dhe respekt për njerëzit që mbajnë gjallë ekonominë lokale.

Bashkia duhet të ulet urgjentisht në tryezë me operatorët dhe të gjejë një zgjidhje funksionale, sepse sezoni ka nisur dhe vonesat po dëmtojnë drejtpërdrejt ekonominë lokale dhe imazhin turistik të Ksamili", shkroi Zhupa përkrah një videoje të postuar në Instagram.

 

Operatorët kërkojnë që bashkia të nisë urgjentisht dialogun dhe të gjejë një zgjidhje funksionale, pasi sezoni turistik ka nisur dhe çdo vonesë po ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre dhe në ekonominë lokale të Ksamilit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy