Një avion ushtarak rus interceptohet në hapësirën ajrore të Estonisë

Një avion ushtarak rus interceptohet në hapësirën ajrore të Estonisë

Një avion ushtarak rus është interceptuar në hapësirën ajrore të Estonisë nga Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) dhe Forcave Ajrore Gjermane, raporton BBC në një postim në Twitter, pa cituar burime.

Avioni rus, me katër motorë, po fluturonte midis enklavës ruse të Kaliningradit dhe Shën Petersburgut dhe kaloi mbi hapësirën ajrore të Estonisë, mbi Balltik.

Ndërkohë, tensionet mbeten shumë të larta pasi një avion rus përgjoi dhe dëmtoi një dron spiun amerikan, i cili u detyrua të rrëzohej në Detin e Zi.

Incidenti, i pari i këtij lloji që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë mbi një vit më parë, rrezikon që të kthehet në një konflikt më të gjerë, pavarësisht se Presidenti amerikan Joe Biden ka hedhur poshtë skenare të mundshme të një Lufte të Tretë Botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy