
Në situata të veçanta stresi, qelizat e meshkujve vetëvriten, ndërsa ato të femrave ia dalin të rezistojnë. Një studim i publikuar së fundmi në revistën “Death Cell dhe Disease” siguron një tjetër provë shkencore që konfirmon se të qenit mashkull apo femër kushtëzon fillimin e sëmundjeve dhe përgjigjen ndaj trajtimeve.
Ekipi, në bashkëpunim me studiuesit e Universitetit të Bolonjës dhe CNR të Romës, arriti të identifikojë disa komponentë molekularë që mbështesin reagimet e ndryshme të qelizave mashkullore dhe femërore ndaj stresit. "Në përgjithësi - shpjegon Paola Matarrese, bashkautore e studimit - qelizat mashkullore (XY) i përgjigjen stresit duke shkuar drejt një vdekjeje të programuar (apoptozë), një formë e vetëvrasjes qelizore, ndërsa qelizat femra (XX), si përgjigje nën të njëjtin stres, aktivizojnë mekanizmat e mbijetesës (autofagia) dhe i rezistojnë vdekjes së qelizave". Bazuar në këto ndryshime mes dy gjinive, ekziston mundësia që të jetë në lojë një mikroARN.
MikroARN-të janë sekuenca të shkurtra të materialit gjenetik që rregullojnë shprehjen e gjeneve, dhe për këtë arsye janë në gjendje të ndryshojnë fatin e qelizave, duke modifikuar funksionet e tyre. Dihet që mikroARN-të luajnë një rol të rëndësishëm në shumë sëmundje, për më tepër, çdo mikro ARN është në gjendje të rregullojë gjenet e shumta, duke gjeneruar potencialisht një efekt kaskadë me përmasa të mëdha.
"Në veçanti, niveli i lartë i miR548am-5p në qelizat femërore do të ishte përgjegjëse për rezistencë më të madhe ndaj llojeve të ndryshme të stresit, përmes rregullimit të disa gjeneve, siç janë Bax dhe Bcl2 të përfshirë në mekanizmat e vdekjes, të ndërmjetësuar nga mitokondria", thotë Anna Ruggieri e Qendrës ISS për shëndetin gjinor. Zbulimi që jo vetëm gjenet, por edhe elementet rregullatore të tyre janë të pranishme në sasi të ndryshme varësisht nga gjinia e një personi tregon edhe një herë se si biologjia e meshkujve dhe femrave është thelbësisht e ndryshme dhe si e tillë duhet të adresohet", thuhet në studim.



