Asnjë humbje jete dhe 19 raste pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë

Asnjë humbje jete dhe 19 raste pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit asnjë person nuk ka ndërruar jetë, ndërsa ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të infeksionit.

Si rezultat i 2.267 testimeve 19 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19, 7 qytetarë janë shëruar nga virusi.

Që nga fillimi i pandemisë në vend 105.582 qytetarë kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.973, ndërkohë që ai i viktimave është 2.265 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, 126 qytetarë janë aktivë me koronavirusin në të gjithë vendin.

19.609 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë, ndërsa 343.330 persona janë vaksinuar, ku prej tyre 102.210 i kanë marrë të dyja dozat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy