Sot protesta e opozitës, policia me masa të larta sigurie/ Reagon Presidenti Meta

Sot protesta e opozitës, policia me masa të larta sigurie/ Reagon Presidenti Meta

Për protestën e sotme të opozitës, në gadishmëri janë vënë forca të mëdha policie. Bëhet fjalë për rreth 1500 efektivë policie, gjithashtu edhe policë civilë.

Opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, nga ora 19:00-23:59.

Protesta kombëtare e opozitës pritet të vazhdojë sot dhe të zgjasë pa ndërprerje deri më 30 qershor.

Në godinat qeveritare marrja e masave paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues, nisi dy ditë para protestës kombëtare.

Tek Kryeministria dhe Parlamenti, që orët e para të mëngjesit të së enjtes, u vendosën gardhe metalike dhe shtyllat u lyen me graso.

Rëndom, si edhe në protestat e tjera, opozita e bashkuar kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Ndërsa Kryemininstri ka bërë thirrje për dialog, duke hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e qeverisë.

Ndërkohë, vetëm pak orë nga nisja e saj, ambasadat e huaja në Shqipëri u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën ku do të zhvillohet tubimi.

Një ditë më parë, reagoi Ambasada Amerikane në Tiranë.  Ajo u bëri apel shtetasve të saj në Shqipëri të jenë të kujdesshëm gjatë ditës së shtunë, kur në kryeqytet do të zhvillohet një protestë e opozitës. Kurse pak orë përpara protestës së opozitës së bashkuar, edhe Ambasada Italiane u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë protestës së opozitës. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit.

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar disa orë para se opozita të zhvillojë protestën e saj para kryeministrisë.

Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë.”–  thuhet në njoftimin e presidencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy