Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Delvinë, Ilir Mehmeti, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se kandidatët e opozitës janë të përzgjedhur dhe të duhurit për të drejtuar, duke u shprehur krenarë për ta.
Edi Rama dhe para katër vitesh kur ishte i vendosur t’i emëronte jo të bënte zgjedhje ju e dini shumë mirë çfarë kandidatësh vendosi 1/3 nuk e mbyllën dot mandatin, ose kishin nga 3 emra, ose shkuan në Prokurorira për korrupsion a çështje të tjera.
Se nuk ekziston në mentalitetin e tij apo të rilindjes, shërbimi ndaj qytetarëve, ata duan vetëm kryetarë bashkish që firmosin shpejt e shpejt.
Meta ftoi qytetarët që të gjithë të shkojnë në 14 maj të votojnë, në mënyrë që Delvina të hyjë në rrugën e pakthyeshme dhe t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm, pasi siç tha ai e ka traditën, historinë dhe potencialin njerëzor, por se duhet t’i jepet besimi.



