Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana, ka rrëzuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Kukësit për heqjen e titullit "Nderi i Qarkut Kukës" për politikanin dhe publicistin kosovar Veton Surroi.
Kuçana ka bërë të ditur se ligji nuk i jep tagër këshillit të qarkut për të hequr titujt e nderit.
Kujtojmë se Këshilli i Qarkut Kukës i hoqi titullin Veton Surroit me argumentet se kishte folur kundër ushtarëve të UÇK-së.
Sipas kryetarit të Këshillit, Abdulla Domi, vendimi është marrë pas kërkesës që iu drejtua Këshillit të Qarkut nga dy intelektualë të Kukësit.



