Gjykata mbyll në qeli Fatos Tushen deri në përfundim të hetimeve

Gjykata mbyll në qeli Fatos Tushen deri në përfundim të hetimeve

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Ishte SPAK që kërkoi këtë masë sigurie, deri në përfundim të hetimeve për këtë çështje.

Po ashtu, në burg u la edhe: Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë; Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk; Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk; Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës; Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës; Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Sipas prokurorisë, nga hetimet është faktuar se Tushe ka bashkëpunuar me Peqinin në tenderin korruptiv për ndërtimin e një kanali. Ndërkohë në përgjimet e SPAK, rezulton që Tushe abuzon edhe me karburantin e shtetit, po ashtu edhe për ndërtimet pa leje, duke ndërhyrë që të mos bëhet kontroll.

Ndërsa në arrest shtëpie u lanë: Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës; Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës; Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës; Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Ndaj 11 të arrestuarve SPAK ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera. Tushe u arrestua dy ditë më parë për “shpërdorim detyre” me akuzën e abuzimit me fondet publike. Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që çoi në pranga 11 zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy