Shqipëria sfidon sot Poloninë, fitorja do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit në Europian

Shqipëria sfidon sot Poloninë, fitorja do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit në Europian

Shqipëria do të sfidojë sot në orën 20:45 Poloninë në “Air Albania”, një përballje e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” në Grupin E. 

Ndeshja konsiderohet vendimtare për Shqipërinë, pasi një fitore e mundshme kundër kundërshtarit direkt do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit në Euro 2024. 

Stadiumi “Air Albania” do të jetë i tejmbushur mbrëmjen e sotme, ku janë shitur të gjitha biletat. Fitorja do të ishte historike edhe për faktin që Shqipëria nuk ka fituar kurrë kundër Polonisë.

Të besuarit e Silvinjos vijnë në këtë ndeshje pas barazimit me Çekinë, që na mban në vendin e dytë të grupit me 7 pikë,  dhe që ka rritur frymën pozitive në skuadër. 

Kujtojmë që Shqipëria është kualifikuar vetëm një herë në një Europian futbolli, në Francë 2016. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy