Zululand - Arjan Çani deklaratë të frikshme: Unë kryeministër i Shqiptarëve? Pse jo?!

Zululand - Arjan Çani deklaratë të frikshme: Unë kryeministër i Shqiptarëve? Pse jo?!

Arjan Çani ishte sonte në Zululand përballë gazetarit Mustafa Nano për marrëdhëniet e tij me Ramën, Veliajn, Metën, Berishën, Bashën, por edhe për “marrdhënien” me parimet dhe moralin.

 

Rama dhe Veliaj edhe pse prej vitesh kanë qenë pjesë të emisionit të tij “Zona e lirë” sot nuk pranojnë të shkojnë dhe për këtë, sipas Çanit, nuk kanë arsye. “Këta janë produkt i imi. Kanë qenë klientët e mi, por tani kanë vënë kostum e kravatë”, tha Çani në Zulualnd.

 

Por si po qeveris Rama? Për Çanin “As mirë, as keq. Ka dështuar vetëm në një pikë, s’na bëri dot të ëndërrojmë”, ndërsa Veliaj “po gabon me parkun dhe po bën show”.

 

Nano dhe Çani u ndalën tek faji dhe tek mëria që mbajnë njerëzit mes tyre. Për Çanin nuk është fare normale që të mbash mëri, kur jeta është e shkurtër, ndaj edhe ai, për të gjithë, sot ka marrë fajin mbi vete, duke iu drejtuar njerëzve “Ju nuk keni asnjë faj, të gjitha i kam unë” dhe ka lënë mesazhin se “Nuk ia vlen mëria në këtë botë”.

 

Por ajo që ‘shokoi’ dhe u ‘venit’ ishte deklarata e Çanit që dëshironte të bëhej kryeministër.

 

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy