Kaliforni, kamioni devijon rrugën, derdhen 150 mijë domate në autostradë

Kaliforni, kamioni devijon rrugën, derdhen 150 mijë domate në autostradë

Një kamion që transportonte perime në Kaliforni është përfshirë në një aksident duke shkaktuar përplasjen e 7 makinave dhe hedhjen e 150 mijë domateve përtokë duke bllokuar autostradën dhe duke shkaktuar trafik të madh.

Bëhet me dije për shkak të këtij aksidenti është mbyllur pjesa më e madhe e autostradës.

Tre persona pësuan lëndime të lehta dhe një i katërt është në spital me një këmbë të thyer, tha Patrulla e Autostradave të Kalifornisë.

Gjatë sezonit shoferët e kamionëve përdorin autostradën kryesore për të transportuar frutat në të gjithë shtetin.

Sipas raportimeve, përplasja fillestare bëri që kamioni me domate të devijoi në ndarjen qendrore të autostradës, duke derdhur domate të madhësisë së grushtit në një seksion prej 200 metrash të autostradës.

Makinat kaluan mbi domatet e shtrira përtokë duke krijuar një llucë të rrezikshme lëngu domate, vaji dhe papastërtie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy