Në një koment në Facebook Edi Rama i përgjigjet një komentuesi “Ne kodin penal jane shume te qarta gjerat dhe ky quhet trafik dhe trafiqet denohen rende, ndersa gjoba eshte administrative, pra jo alternative! Dmth jane dy denime praktikisht, edhe me gjobe edhe me burg.”
Ky koment erdhi pas një postimi të Ramës. Ja postimi i plotë:
Është drejt përfundimit fusha sanitare e përpunimit të mbetjeve të qarkut të Korçës, në zonën e Maliqit, një nga investimet tona të mëdha (me mbështetjen e qeverise gjermane) për rritjen e cilësisë së jetës e të mjedisit, me kapacitet shërbimi për gjashtë bashkitë e reja të qarkut. Të cilat janë aksionere të kësaj fushe që do zgjidhë problemin 25 vjeçar të grumbullimit e përpunimit të mbeturinave për të gjitha komunitetet e zonës.
Me zgjidhjen e të njëjtit problem për Elbasanin e Fierin, si edhe me fillimin së shpejti të investimit prej 20 milionë eurosh për fushën tjetër sanitare të qarkut Vlorë, si edhe me avancimin e madh që fillon së shpejti në zonën e Tiranës, hedhim hapa të konsiderueshëm përpara drejt zgjidhjes së këtij problemi kaq serioz, të trashëguar në rang kombëtar.
Por këto investime të mëdha dhe zgjidhje të rëndësishme që do të lehtësojnë thuajse 2/3-at e territorit të vendit nga kjo plagë e rëndë e tranzicionit, imponojnë zhvillimin paralel të një beteje emancipuese në çdo bashki të re, për ndarjen e mbetjeve në burim (kazan) me qëllim riciklimin e tyre; për të përfituar kësisoj edhe shfrytëzimin sa më afatgjatë të fushave sanitare, duke mos depozituar në to sasirat e mbetjeve të gjelbërta (riciklueshme), si edhe të ardhurat në ekonomi nga rikthimi i këtyre mbetjeve në prodhim.



